Deficiti buxhetor i Greqisë për 2012-ën ishte 15, 7 miliardë euro
Athinë, 30 janar - Deficiti buxhetor i Greqisë për vitin 2012 është 15, 7 miliardë euro ose 8,1 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto, që do të thotë se, vendi ka respektuar premtimet e ndërmarra në këmbim të përkrahjes financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, transmetoi AFP, duke iu referuar një njoftimi të Ministrisë Greke të Financave.
Deficiti buxhetor është pakësuar me 31 për qind në krahasim me vitin 2011, kur ai ka qenë 22,8miliardë euro (10,9 për qind nga PBB-ja).
Vendi bile ka arritur një rezultat më të mirë për deficitin buxhetor gjatë vitit 2012 në krahasim me qëllimin e vënë paraprakisht për 8,4 për qind nga PBB-ja, vihet në dukje në njoftimin e Ministrisë.