Debati për privatizim largon investitorët e huaj
Prishtinë, 31 janar - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove (OEAK) e kanë kundërshtuar debatin e iniciuar në Kuvendin e Kosovës për privatizimin e deritashëm, e veçanërisht në mënyra selektive të disa ndërmarrjeve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEAK) Safet Gërxhaliu dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane ne Kosove (OEAK) Arian Zeka, në një konferencë për media, janë shprehur se debati për privatizimin i incizuar në Kuvendin e Kosovës, i frikëson investitorët e huaj dhe dëmton sektorin privat.
Kryetari Gërxhaliu ka thënë se dje ne një takim te jashtëzakonshëm Këshillit Drejtues i OEK-ut ka vlerësuar se Oda Ekonomike e Kosovës është angazhuar vazhdimisht për transparencë të plotë, për të gjitha proceset që zhvillohen në Kosovë dhe do të përkrah çdo kërkesë për transparencë e cila në vete ka qëllim përmirësimin e proceseve dhe jo selektivitetin jo-parimor për interesa të ngushta politike.
Oda Ekonomike e Kosovës konsideron që gjuha e paargumentuar e debateve të fundit për privatizimin dhe investimet e huaja në Parlament, e cenon direkt sigurinë juridike të sektorit privat dhe të investitorëve të huaj dhe mund të sjell dëme kolaterale për të ardhmen ekonomike të vendit;Oda Ekonomike e Kosovës bën ftesë që të gjitha institucionet të angazhohen konkretisht në krijimin e kushteve ligjore dhe kornizës së plotë institucionale, që sektori privat të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë, përmes kornizës për luftimin e ekonomisë jo-formale, krijimit të sigurisë juridike për investitorët, krijimit të kushteve të barabarta në treg, si dhe ofrimin e lehtësirave fiskale dhe financiare për investimet e reja.
Gërxhaliu tha se komuniteti i biznesit ne Kosovë nuk e meriton qe fal perceptimit te krijuar te trajtohen te gjithë si kriminel, por te trajtohen me një qasje pozitive, për vet faktin se buxheti i konsoliduar i Kosovës është i grumbulluar nga sektori privat dhe kjo padyshim kërkon dhe meriton një tretman dinjitoz.
Vet fakti qe kontribuojnë ne stabilitet politik, social, ne përshpejtim te proceseve integruese dhe kontribuojnë ne përmirësimin e imazhit te Kosovës përmes partneritetit me kompani dhe partner nga jashtë, besoj qe atë qe e kërkojmë është legjitime dhe duhet qe ndaj sektorit privat ta kemi një qasje me pozitive .
Arian Zeka, Drejtori Ekzekutiv i OEAK tha se qëndrimi i Odes Amerikane tashme është i njohur dhe është bere publik para disa ditësh.
Është mire qe e ndajmë te njëjtin shqetësim edhe me drejtuesit e OEK asociacionit me te madh te biznesit ne vend, është mire qe për çështje te tilla te ndjeshme gjithmonë te ndajmë dhe te përfshijmë ndoshta ne bord edhe asociacionet e tjera te biznesit . Si OEAK duke e ditur qe çfarëdo procesi hetimor i mirëfilltë dhe i zhvilluar ne mënyrë transparente dhe me një llogaridhënie te plote do te tregonte para investitorëve potencial qe ky vend është i interesuar te zbatohet ligji. Ne te njëjtën kohe e kemi mirëpritur krijimin e një komisioni te tille hetimor po ne te njëjtën kohe kemi pasur edhe shqetësimin tone përkitazi me rezultatin final qe mund ta ketë çfarëdo hetimi për te cilin unë tashme dyshoj qe nuk do te jete i pavarur, se paku jo sa i përket gjuhës dhe diskursit te përdorur nga ana e deputeteve te Kuvendit te Kosovës kundrejt kompanive te caktuara ose ne përgjithësi dhe ne vazhdimësi kundër sektorit privat. Kjo është ajo shqetësuesja vetëm sa po e konfirmoja atë qe e tha z. Gërxhaliu, tha Zeka.
Ai theksoi se sektori privat i Kosovës mbetet kontribuuesi me i madh dhe mbushësi kryesor i arkës shtetërore she shoti se prej 20 kompanive qe janë taksapaguesit me te mëdhenj te vendit 16 prej tyre, ose 80% e tyre janë kompani te sektorit privat derisa te tjerat janë kompani publike ose ndërmarrje shoqërore.
Pra është e pamohueshme vlera dhe rëndësia qe e ka sektori privat natyrisht nuk mund te ndikojmë ne gjuhen qe çdokush e përdor, është e drejte e tyre qe ata te vendosin vet, por do te ishte mire qe një pjese e madhe e energjisë se kësaj shoqërie dhe deputeteve te Kuvendit te harxhohej ne promovimin e vlerave te sektorit privat e jo ne mbjelljen e urrejtjes kundrejt atyre qe janë edhe gjeneruesit me te mëdhenj te vendeve te punës ne Kosovë, tha drejtori ekzekutiv i OEAK-ut.