Debate për një falimentim të mundshëm të Greqisë
Berlin, 12 shtator - Me ministrin e Ekonomisë, Philipp Rösler për herë të parë tani një anëtar i qeverisë gjermane ka folur hapur për një falimentim shtetëror të Greqisë.
Kryetari i partisë liberale, FDP në një artikull për gazetën \"Die Welt\" e cilëson si të mundshëm që të jetë një falimentim në vijim, në se ajo nuk shtyn afatin e instrumentëve që ka për dekretim.
Sipas njoftimeve të medieve në ministrinë federale të financave është duke u punuar se si do të mund të kontrollohej një falimentim i Greqisë.
Një përjashtim i Athinës nga eurozona u hodh poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të unionit, Volker Kauder në kanalin televiziv ARD.
Në të kundërt, CSU këtë të hënë do të vendosë për një kërkesë kryesore përkatëse për në kongresin e partisë kristiansociale. Shtetet e zhytura në borxhe duhet të llogarisin me këtë që duhet të largohen nga unioni monetar, thuhet më tej.