16 Janar 2025

Davos, kritika për pagat e larta për menaxherët

Davos, 22 janar -  Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka deklaruar se asnjë bos nuk duhet të fitojë më shumë se 20 herë më tepër se sa paga më e ulët që u paguhet punonjësve të tij.

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve (BDA ) Dieter Hundt kritikoi pagat e larta për menaxherët. Hundt tha për gazetën "Welt am Sonntag" se ka "sjellje dhe qëndrime që bien në kundërshtim me rregullat e moralit."

Ai shtoi se nuk kishte mirëkuptim, për shembull, për disa paga jashtëzakonisht të larta ose paketa ekstreme kompensimi për manaxherët.

Në këtë mënyrë reputacioni ynë shkatërrohet, theksoi Hundt. Fjala është që të ruhet masa, tha Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve.

"Normalisht, njerëzit nuk ja kanë zili pasurinë një sipërmarrësi që është i zellshëm, i aftë në punë, i suksesshëm dhe siguron vende pune."

"Në sipërmarrjen ku unë punoj, unë u përkas atyre që kanë një shtëpi më të bukur dhe një makinë më të madhe se të tjerët. Dhe punonjësit dhe bashkëpunëtorët e pranojnë këtë", tha Hundt.

"Por ka kufij mirësjelljeje. Dhe disa menaxherë, sidomos në vendet e tjera, për fat të keq i kapërcejnë ato." Hundt gjithësesi nuk përmendi raste konkrete.

Edhe Klaus Schwab, President i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i kritikoi pagat e tepruara të menaxherëve.

Asnjë bos nuk duhet të fitojë më shumë se 20 herë më tepër se sa paga më e ulët që u paguhet punonjësve të tij, tha Schwab në "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Nëse raporti është 1 me 100 dhe më tepër atëherë ajo nuk është më shoqërisht e pranueshme.

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve (BDA ) Dieter Hundt tha se mbështet edhe rregullimin më të fortë të tregjeve financiare ndërkombëtare.

"Biznesi i bankave që nuk orientohet nga është në ekonomia reale ka nevojë për rregulla të qarta, në mënyrë që të mos luhet më aq kollaj me paratë e njerëzve, dhe ndërkohë që shteti mban rrezikun, ata që janë përgjegjës marrin edhe shpërblime dhe kompensime të tepruara."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)