Daviddi: BE e shqetësuar për korrupsionin në Kosovë
Prishtinë, 21 prill - Shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Në një intervistë për BBC-në, ai tha se qeveria kishte ndërmarrë disa hapa për luftimin e këtyre dukurive, por u kërkoi autoriteteve vendore që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
Gjatë kësaj interviste Daviddi po ashtu ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet ti zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe para se të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.
Ai ka shprehur besimin se mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE-së nuk do ta rrezikojë perspektivën evropiane të Kosovës.