Darrel Issa ligjvënësi më i pasur në Kongresin amerikan
Washington, 22 gusht - Republikani Darrel Issa nga Kalifornia kryeson listën e 50 ligjvënësve më të pasur të Kongresit amerikan.
Lista vjetore, e publikuar dje nga gazeta The Hill, bazohet në formularët e publikimit të gjendjes financiare të dorëzuara nga vetë ligjvënësit.
Darrell Issa, i cili u pasurua nga biznesi i tij i alarmit të makinave, ka një vlerë minimale neto prej 355 milionë dollarësh. Ai ia mori vendin e parë ligjvënësit republikan nga Teksasi, Michael McCaul, bashkëshortja e të cilit vjen nga familja që drejton kompaninë Communications Clear Channel dhe ka një vlerë neto prej të paktën 101 milionë dollarësh.
Ata u pasuan nga senatori demokrat i Virxhinias, John Warner.
Nga 50 anëtarët më të pasur të Kongresit, 29 ishin republikanë. Dhoma e Përfaqësuesve doli më mirë se Senati, pasi 37 ligjvënësit më të pasur të Kongresit vijnë nga Dhoma e Përfaqësuesve.