07 Nëntor 2024

“Darka e diasporës”, për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve

Prishtinë, 8 shtator - Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Solidar Suisse”, organizon ngjarjen bamirëse “Darka e diasporës” në lokalin Eni’t në Zürich të Zvicrës, më 29 shtator 2017, prej orës 19:00.

Në këtë darkë bamirësie, Dr. Omer Dzemali, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës, do të mbajë një fjalë rasti për musafirët.

Ngjarja do të përfshijë muzikë dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes, si dhe është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantropë ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponsorëve.

Kjo darkë organizohet me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnja në 1,000 lindje, tash kemi arritur ta ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje, shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neonatologjike dhe asaj Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘klasave për nëna’, zhvillimin e transportit neonatal dhe programeve të tjera.

Ngjarja bëhet e mundur falë mbështetjes së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, lokalit Eni’t, platformës AlbInfo.ch, kompanisë Eurokoha, si dhe organizatës “Germin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)