Dallara optimist për këmbimin e borxhit grek me kreditorët privatë
Athinë, 9 mars - Drejtori ekzekutiv i i Institutit Ndërkombëtar të Finanacave (IIF), që përfaqëson bankat kryesore të planetit u shpreh optimist për suksesin e operacionit të ristrukturimit të borxhit privat të Greqisë.
Jam optimist përsa i përket arritjes së një marrëveshjeje në orët e ardhshme, theksoi drejtori ekzekutiv i IIF-së, Charles Dallara për shtypin në Rio de Zhaneiro ku ai prezantoi një raport për Amerikën latine.
Sot në mbrëmje, më shumë se 55 për qind e kreditorëve theksuan se do të merrnin pjesë në këtë operacion.
Ky këmbim i borxhit grek është ristrukturimi më i rëndësishëm i borxhit shtetëror kryer ndonjëherë.