Dalje e Greqisë nga Eurozona shkakton ulje ekonomike dhe papunësi
Frankfurt, 22 gusht - Jörg Asmussen, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qëndrore Evropiane (BQE) deklaroi se një dalje e Greqisë nga zona euro do të ishte \"e konsiderueshme\", por \"tepër e shtrenjtë\", bënë të ditur burime mediatike gjermane.
\"Një dalje e Greqisë do të jetë e konsiderueshme, por do të shoqërohet me humbje të rritjes ekonomike dhe papunësi, kështu që do të ishte tepër e shtrenjtë, në Greqi, në të gjithë Evropën dhe gjithashtu në Gjermani\", deklaroi Asmussen.
Ai shtoi se qëndrimi i Greqisë në zonën euro ishte vetëm në duart e saj.
Sot ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle pritet të zhvillojë bisedime në Berlin me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos.