Dalja e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja katastrofike
Frankfurt, 24 janar - Dalja e Greqisë nga eurozona është e rrezikshme, deklaroi sot drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Tomas Mirov.
Në një intervistë për gazetën Handellsbllat, Mirov thekson se dalja e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja katastrofike.
Sipas tij, një ide e tillë ka mundësi të shkaktojë panik bankar.
Investitorët jashtë Evropës daljen e Greqisë nga Unioni Monetar i përbashkët do ta konsiderojnë arsye që të dyshojnë në strukturën e eurozonës, tha Mirov.
Ai thekson se Greqia do të ketë nevojë për ndihmë ekonomike edhe për shumë vjet, pasi janë të nevojshme reforma serioze.