14 Nëntor 2024

Dalja e Britanisë nga BE-ja do të komplikonte ekonominë globale

Londër, 21 maj - Ministrat e Financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të komplikonte ekonominë botërore.

Mbretëria e Bashkuar mban në qershor referendumin për anëtarësinë e saj në BE.

“Pasiguritë në opinionin botëror janë rritur, ndërsa konfliktet gjeopolitike, terrorizmi, dyndja e refugjatëve dhe dalja potenciale e Britanisë nga BE-ja do të komplikojnë po ashtu mjedisin global ekonomik”, ka thënë G7-ta pas bisedimeve dyditëshe që ka zhvilluar në Sendai të Japonisë.

“G7-ta angazhohet për të punuar së bashku për të forcuar luftën globale kundër terrorizmit”, ka shtuar grupi.

G7-ta përfshin Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Britaninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)