Dalin pensionet me rritje
Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë pensionistët të cilët marrin pensione nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës se sot më 19 tetor 2012 është bërë ekzekutimi i pensioneve, duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 04-10-2012 për rritjen e pensioneve.
Ekzekutimi i pensioneve me rritje tregon edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj pensionistëve .
Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë pensionistëve Ju uron festën e Kurban Bajramit