D4D organizon 'Panairin e Vullnetarëve'
Prishtinë, 28 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti sot për herë të parë në Kosovë Panairin e Vullnetarëve në kuadër të projektit Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Panairi u mbajt në Teatrin ODA, ku rreth 40 organizatat pjesëmarrëse promovuan mundësitë e vullnetarizmit si dhe patën mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinjë dhe te reja.
Këtë panair e vizituan mbi 400 të rinjë prej të cilëve mbi 200 u regjistruan në organizata të ndryshme për të qenë pjesë në punë vullnetare në komunitet.
Njomza nga Termokiss tha se: Ky panair më bëri që të kuptojë se sa shumë puna jonë si organizatë i inspiron të tjerët për të bërë të njejtën gjë. Nuk kam besuar që do të takoj kaq shumë njerëz që do të i bashkangjiten iniciativës tonë.
Po ashtu Diana nga Qendra për Zhvillim të karrierës theksoi se ky ishte një ndër evenimentet më të mira të organizuara së fundmi. Interesi i të rinjëve ndaj punës vullnetare dhe entuziazmi i tyre më shtoi edhe mua inspirimin që të vazhdoj punën time dhe të besoj që Kosova ka një të ardhme të ndritur.
Organizatat pjesëmarrëse si: Career Development Center në Universitetin e Prishtinës, The Ideas Partnership, GAIA, YMCA, Syri i Vizionit, Childproof, Young Active Gračanica, IPEDU, Global Shapers Prishtina, Center for Social and Cultural Development KAND, Education Comes First, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians VoRAE, PRAM, Engineers ëithout Borders, Center for Education and Development The Future, Perspektiva Pro Evropiane PPE, Kuvendi i të Rinjëve të Prizrenit, Center for Education and Training Prizren, OJQ Dita, Development Society Progress, OJQ Zana, MC Hammers, Centar for Tolerance and Integration Peč, TOKA, theksuan rëndësinë që pati ky panair si e cekën ata mundësinë që të takohen me organizata tjera me bazë vullnetare, promovimin e punës së tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.