29 Dhjetor 2024

D4D lasnon punimin qe trajton temën e emigrimit për arsye ekonomike

Prishtinë, 30 qershor - Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit tonë të ri “Mobiliteti i fuqisë punëtore: Një qasje nga poshtë-lart”.

Pjesë e panelit do të jenë Visar Xhambazi, Hulumtues Politikash nga Instituti D4D,  Gersi Gashi Autor i Punimit, Drin Haraçia, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencise se Punësimit e Republikës së Kosovës dhe Shpëtim Kalludra, Udhëheqës Divizioni për Masa Aktive dhe Analiza në Tregun e Punës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.

Punimi trajton temën e emigrimit për arsye ekonomike si dhe ofron rekomandime specificke për institutcionet e Kosovës si dhe Bashkimit Evropian në mënyrë që të parandalojnë largimin e trurit dhe të minimizohen mundësitë për krizë demografike në Kosovë.

Ky hulumtim është publikim i Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga Dytësore drejt Europianizimit: Një Qasje Partneriteti”, financuar nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Kjo konferencë do të organiozohet në përputhshmëri me rekomandimet e dhëna të IKSHK-së për COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)