D4D lanson punimin 'Rruga drejt zhvillimit ekonomik'
Prishtinë, 12 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka bërë të ditur së sot do të lansojë punimin “Konektivitet për Zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”.
Ky projekt është duke u implementuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në bashkëpunim me organizata partnere, Transconflict Serbia dhe Lëvizja Evropiane në Shqipëri dhe mbështetet nga Fondi Evropian për Ballkanin.
Objektiv i këktij projekti është që të intensifikojë politikat infrastrukturore në mes Kosovë, Shqipërisë dhe Serbisë, në kontekstin e rritjes ekonomike.
Në këtë ngjarje janë të ftuara Institucionet vendore e ndërkombëtare, OJQ-të, Odat ekonomike dhe studentët/et.