D+ publikon raportin e monitorimit tre mujor të OSHP-së
Prishtinë, 3 maj - Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) si dhe mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në përgjithësi në Kosovë.
Në kuadër të kësaj tryeze D+ do të bëjë edhe publikimin e parë të raportit të monitorimit tre mujor të OSHP-së.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të OSHP, Komisionit Rregullativ të Prokurimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të operatorëve ekonomik, organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë në fushën e prokurimit, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës dhe mediat.