D+ prezanton raportin për rolin e OSHP-së në mos efikasitet në prokurim
Prishtinë, 5 nëntor - Demokraci Plus organizon sot tryezën e diskutimit për të diskutuar të gjeturat nga raporti Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik.
Në këtë tryezë, D+ do të prezantojë të gjeturat nga analizimi i të gjitha vendimeve të OSHP-së në periudhën qershor 2018 - maj 2019.
Disa nga të gjeturat kryesore janë: vendime jokonsistente, injorimi i ligjeve tjera siç është Ligji i Punës, gabime nga ekspertët shqyrtues, vendimet për futje në listë të zezë të kompanive që kanë dhënë deklarata të rreme.
Në fund, diskutimi synon që të përcaktojë hapat që duhen marrë për të përmirësuar procesin e vendimmarrjes në OSHP.