D+ prezanton matësin e performancës në prokurimin publik

Prishtinë, 27 mars - Demokracia Plus organizon një tryezë diskutimi, ku do të prezantohet raporti i dytë “Matësi i Performancës në Prokurimin Publik”. 
Në këtë ngjarje, do të marrin pjesë edhe Kryetarë Komunash. D+ do të prezantojë të gjeturat e raportit, metodologjinë, indikatorët dhe pikët për secilën komunë për matjen e performancës në pesë komuna të Kosovës në lidhje me prokurimin publik. 
D+ ka zhvilluar një metodologji të matjes së performancës të bazuar në gjashtë indikatorë, të cilët përfshijnë: sundimin e ligjit, praktikat e mira, zbatimin e rekomandimeve të institucioneve mbikëqyrëse, transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe konkurrencën. 
Veç tjerash, diskutimi synon që të përcaktojë hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar prokurimin publik në nivelin lokal.  














