D+ dhe BIRN publikojnë raportin nga monitorimi i i ATK-së
Prishtinë, 2 dhjetor - Demokracia Plus (D+) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Në tryezë do të publikohet edhe raporti për gjetjet nga monitorimi i drejtpërdrejtë i ATK-së, për periudhën kohore prill - nëntor 2019.
Pjesëmarrës në tryezë janë: drejtori i ATK-së, përfaqësues nga Ministra e Financave, përfaqësues nga Ambasada Britanike, përfaqësues nga LVV e LDK, Kuvendi i Kosovës, OJQ dhe institucionet relevante.
Ky është viti i dytë që D+ dhe BIRN Kosova me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë publikojnë raporte rreth etikës dhe disiplinës në ATK. Raportet paraprake të publikuara mbi këtë temë mund t’i gjeni më poshtë:
- Analizë e Situatës dhe Identifikimi i Nevojave.
- Raporti i monitorimit të integritetit në Administratën Tatimore të Kosovës