CSR: Një investim i zgjuar që jep një avantazh në biznes
Robert Wright, Kryesuesi i Bordit të Rrjetit CSR Kosovë dhe njëherit Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Raiffeissen, në këtë eveniment prezentoi të arriturat e Rrjetit CSR në Kosovë.
Ai theksoi se Ka pasur edhe projekte të shumta CSR individuale të zbatuara nga anëtarët tanë gjatë 2 viteve të fundit dhe ne tani mund të themi se CSR në Kosovë është duke zënë hapin e vërtetë dhe që ka një efekt pozitiv në mjediset e biznesit dhe sociale në Kosovë. Por ka ende shumë shumë më shumë për të bërë para se të mund të themi se Kosova me të vërtetë përqafon CSR.
Wright poashtu tha se Unë duhet të them se Rrjeti CSR Kosova nuk mund të bëjë gjithçka që duhet për të bërë për CSR të jetë me të vërtetë efektiv në Kosovë dhe për atë për të bërë ndryshime të rëndësishme dhe të dukshme. Qeveria, komuniteti i biznesit dhe aktorëve të tjerë duhet të marrë pronësinë, të kontribuojnë në objektivat tona dhe zhvillimin e iniciativave të tyre.
Ne kemi nevojë për ju, dhe ju duhet CSR!, perfundoi Wright.
Ndërkaq Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajlin, i cili ishte përfaqësues i Qeverise së Kosovës në këtë eveniment potencoi se Qëllimi i CSR-it është të maksimizojë ndikimin pozitiv të ndërmarrjes dhe të minimizojë ndikimin e saj negativ në shoqëri. Me fjalë të tjera, është koncepti që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me mirëqenien e shoqërisë në tërësi
"Çdo ndërmarrje pa dallim natyrën e punës dhe madhësinë e saj duhet të ketë përgjegjësi të përhershme shoqërore, jo vetëm ndaj pjesëtarëve të saj të ngushtë, por edhe rrethinës ku vepron", ka deklaruar Ismajli.
Ministri Ismajli tha se për fat të mirë edhe në Kosove shumë ndërmarrje solide nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Ne veçanti sektori bankar dhe ai prodhues që nga ditët e para të themelimit i kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre kundrejt shoqërisë dhe ambientit.
Një veprim i tillë fisnik dhe shoqëror i ndërmarrjeve ndihmon ato në ndërtimin dhe forcimin e besueshmërisë së tyre, rrit emrin dhe imazhin e saj, si dhe kontribuon fuqishëm në përfitimin afatgjatë.
Ndërsa, Goran Lazarevski Anëtar i trupit koordinues të CSR Maqedonia, tha se nuk është punë e Qeverisë që të aprovojë ligj për CSR-në, por mund të përkrah bizneset dhe rrjetin e CSR-së. Ai ka prezantuar praktikat rajonale të nismave të tilla duke theksuar se ato përveç benefiteve për shoqërinë krijojnë benefite edhe për biznesin ngase promovojnë atë.
Drejtoresha Ekzekutive, Lindita Daija theksoi se CSR (Përgjegjësia Shoqërore Korporative) mund të shihet nga bizneset si një formë e investimit që ndihmon një kompani te veçohet me produktet dhe shërbimet e saj.
Ajo shtoi se Përgjegjësia Shoqërore Korporative (CSR) është një element kyç i strategjive të biznesit të shumicës së kompanive. Kjo ka të bëjë me përdorimin e inovacionit për të gjetur zgjidhje kreative dhe me vlerë të shtuar për sfidat shoqërore dhe ato mjedisore
Znj. Daija potencoi se përmes aplikimit të parimeve të CSR, bizneset demonstrojnë përkushtimin e tyre për të punuar me të gjithë akterët relevant në zhvillimin e një agjende të qëndrueshme ekonomike.
Nderkaq drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se Ndjen kënaqësi që Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka qenë iniciatore dhe themeluese e Rrjetit CSR të Kosovës dhe që ka ndikuar në promovimin në mesin e bizneseve të vlerave dhe rëndësisë që ka përgjegjësia sociale korporative. Ai më tej tha se është e rëndësishme që gjithnjë e më tepër biznese t'i bashkohen kësaj iniciative duke e kuptuar se mirëqenia e bizneseve nuk mund të arrihet pa mirëqenien e shoqërisë dhe mjedisit në të cilin ato biznese operojnë.
Rrjeti CSR (Përgjegjësisë Shoqërore Korporative) në Kosovë u bëri thirrje të gjitha kompanive, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe te mesme, që ti bashkangjiten platformës së Rrjetit CSR në Kosovë për të i rritur forcat në rrugën drejt një bashkëpunimi të gjithë akterëve relevant
Duhet theksuar se në rrjeti CSR në Kosovë punon bazë të Strategjisë së BE-së për Ndërmarrësinë 2020, ku potencohet që secili biznes duhet të integroj plotësisht parimet e CSR-it duke kontribuar në rritje të nivelit ekonomi, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Rrjeti CSR i Kosovës është një organizatë joprofitabile, joqeveritare e themeluar me qëllim të përkrahjes së kontributit të zhvillimit për rritje të qëndrueshme ekonomike, përmes promovimit të përgjegjësisë shoqërore korporative.