CSR Kosovo dhe CSR Albania mbajnë takimin njoftues
Në takim morrën pjesë drejtori ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosovo Senton Kaçaniku sëbashku me zyrtaren për CSR znj. Besa Ramadani nga kompania Sharrcem e cila është një prej anëtarëve të CSR Kosova, si dhe kryetarja e bordit të CSR Albania znj. Etleva Sakajeva.
Gajtë takimit, ndër të tjera u diskutua për bashkëpunime të mundëshme në mes të dy organizatave, sidomos në iniciativa të ndryshme për punësimin e të rinjëve duke u bazuar në Paktin Evropian për Rini.
Pakti Evropian për Rini për herë të parë u lansua në CSR Europe në Nëntor të vitit 2015, ndërsa në Kosovë u lansua në muajin Mars të këtij viti nën Patronatin e Lartë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetje të fuqishme nga CSR Europe, si dhe nga Ministritë e Arsimit dhe Punës e Mirëqenies Sociale, përfaqësuesve të lartë të sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile në Kosovë.
Me këtë rast, Kosova u bë shteti i parë pas 28 Shteteve Anëtare të BE-së që lansoi këtë Pakt dhe pranoi zotimet e përfshira në të.
Pakti ka për synim ndërtimin e partneriteteve mes sektorit publik, sektorit privat dhe rinisë, në mënyrë që bashkarisht të punojmë drejt krijimit të mundësive të reja për punësim dhe përfitim të shkathtësive për të rinjtë. Përmes Paktit, palët zotohen se bashkarisht do të angazhohen për të krijuar mundësi të reja për punë praktike, trajnime, zanatësi dhe punësim direkt për të rinjtë.
Ky takim i organizatave motra të CSR në Kosovë dhe Shqipëri, është i një rëndësie të veçantë, pikërisht për shtytjen e hapave të mëtutjeshëm në punësimin e të rinjëve, si një nga problematikat kryesore të të dyja vendeve, me synim zhvillimin ekonomik në pergjithesi.