CSR Kosova publikon udhërrëfyesin për të drejtat të njeriut në kompani
Prishtinë, 26 maj - Rrjeti CSR Kosova organizon konferencë për biznesin dhe të drejtat e njeriut, në të cilën do të bëhet publikimi i Udhërrëfyesit për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë.
Si anëtar i CSR Europe, dhe në kuadër të misionit tonë për promovim të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, Rrjeti CSR Kosova, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka përkthyer dhe do të publikojë e shpërndajë Udhërrëfyesin e CSR Europe për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë.
Ky dokument është një publikim i CSR Europe, i bazuar në përvojat dhe praktikat më të mira të korporatave lidere globale mbi përfshirjen e të drejtave të njeriut në biznes.
Pas prezentimit të Udhërrëfyesit, kompanitë e interesuara do të nënshkruajnë Zotimin kundër punës dhe eksploatimit të fëmijëve, si një hap i parë drejt përfshirjes së të drejtave të njeriut në biznesin kosovar.
Bashkë me kompanitë dhe sindikatat do të krijojmë edhe Grupin Punues për implementim të Udhërrëfyesit në komunitetin biznesor kosovar.