CSR diskuton stategjinë për përgjegjesi shoqërore korporative
Prishtinë, 20 dhjetor - Rrjeti CSR Kosova organizoj Tryezën e Rrumbullaket për të diskutuar Stategjinë për Përgjegjesi Shoqërore Korporative (CSR) me palët e interesit, duke perfshirë këtu organizatat shteterore, organizatat nderkombetare, përfaqësues të Universiteteteve, shoqëri civile, asociacionet e biznesit dhe anëtarët e Rrjetit CSR.
Strategjia ka qëllim primar kontributin në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete të CSR. CSR integron të gjitha kontributet shoqërore, mjedisore dhe ekonomike që kompanitë mund t’i ndërmarrin, mbi supozimin që duhet të bëhet diçka vullnetare për të adresuar përgjegjësinë ndaj shoqërisë, gjë që shkon përtej detyrimit për të qenë në pajtushmëri me ligjet dhe rregullativet e caktuara.
Kryetari i Bordit, Visar Kelmendi nga Korporata Rugove, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR, Linda Tahiri Rukiqi, theksuan se implementimi i Strategjisë së CSR kërkon përfshirje të të gjithë akterëve, andaj Rrjeti do të jetë platformë e hapur për këmbim të ideve dhe praktikave më të mira.
Panelistë në Tryezë për te folur rreth rolit të CSR në shoqeri dhe Strategjise ishin Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Drejtori Gjeneral i Bankës Raiffeisen, Robert Wright, dhe Drejtori Gjeneral i Sharrcem, Thomas Glavas. Gjithashtu, kishte foles nga sektorë te ndryshem. Venera Hajrullahu nga KCSF theksoi rendesinë e shoqërisë civile në promovimin e parimeve te CSR, kurse Edon Kalludra nga zyra e BE foli rreth praktikave më të mira të BE, dhe pjesmarresit tjere komentuan rreth rëndësise së performancës jo vetem financiare nga bizneset.
Strategjia e diskutuar në Tryezë perfshinë periudhën 3 vjecare, 2018 - 2020, dhe fokusohet në shperndarjen e filozofisë së CSR në Kosove dhe rritjen e vetedijesimin te shoqerise. Rrjeti CSR synon të krijoj një momenmtum në shoqëri për rritje të rëndësisë së CSR-it në adresimin e sfidave të aspektit shumë dimensional, përfshirë: të drejtat e njeriut; te drejtat e punetoreve; mjedisin; luftimin e korrupsionit; dhe cështjet e ndryshme të karakterit social.