23 Dhjetor 2024

COVID-19 si pretekst për lidhje emergjente të kontratave në prokurim publik

Prishtinë, 15 dhjetor - Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin ‘COVID-19 si pretekst për lidhje emergjente të kontratave në prokurim publik (II)’.

Në këtë raport janë analizuar dhjetë tenderë që lidhen me blerjet e produkteve për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, furnizimet me pako ushqimore si dhe pajisjet për shërbime funerale.

Raporti vë në pah disa nga parregullsitë në procedurat e prokurimit, sidomos ato që kanë të bëjnë kryesisht me lidhjen e kontratave me procedurë të negociuar nga autoritetet kontraktuese.

Këto të fundit kanë përdorur në masë të madhe pandeminë si arsyetim për përdorim të procedurave urgjente në prokurim publik.

Nëpunësit civil në zyrat e prokurimit të autoriteteve kontraktuese (në nivel qendror dhe lokal) nuk i kanë zbatuar rregullat e prokurimit publik ashtu siç kërkohet me ligj.

Në këtë mënyrë, kjo ka rezultuar në menaxhim të keq të procedurave të prokurimit publik dhe për pasojë shpenzim jo të duhur të parasë publike.

Në bazë të këtij përfundimi, Demokraci Plus (D+) ka këto rekomandime për autoritetet kontraktuese:

 1. Procedura e negociuar të përdoret nga autoritetet kontraktuese vetëm në rastet e parapara me ligj dhe të emergjencave;

2. Mos të vendosen kërkesa të panevojshme, sidomos ISO-ve, të cilat nuk përkojnë me natyrën e tenderëve dhe që dëmtojnë konkurrencën;

3. Çdo kërkesë që listohet në dosje të tenderëve, duhet të respektohet dhe të dorëzohen dëshmi përkatëse, gjë që komisionet vlerësuese duhet t’i analizojnë dhe ta shpërblejnë me kontratë vetëm operatorin e përgjegjshëm;

4. Autoritetet kontraktuese nuk duhet të vendosin kërkesa minimale ndaj operatorëve ekonomikë në rastet kur tenderët janë me vlerë të lartë, të ndërlikuar për nga natyra dhe që kërkojnë profesionalizëm dhe eksperiencë;

5. Të bëhet hulumtimi i tregut për çdo mall që blihet apo për çfarëdo shërbimi apo pune që kërkohet më herët se sa shpallet tenderi në mënyrë që të ketë menaxhim më të mirë në shpenzim të parasë publike;

6. Të evidentohen çmimet jonormalisht të ulëta dhe të kërkohen sqarime me shkrim nga operatorët ekonomikë përkatës për çmimet e ofruara, në mënyrë që të eliminohen problemet gjatë implementimit të kontratës;

7. Personat përgjegjës për menaxhim të kontratës të jenë më të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në mbikëqyrje të OE-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)