17 Nëntor 2024

Coca-Cola publikoi raportin vjetor

Zvicër, 24 mars - Coca-Cola HBC AG, mbushësi i dytë më i madh në botë i produkteve të kompanisë së Coca-Cola-s në aspektin e sasisë, sot publikoi Raportin e tij Vjetor të Integruar \"Është mirë t’a ndash me të tjerët - Krijimi i besimit, përhapja e lumturisë.\"

Ky është raporti i tretë i integruar i Kompanisë por për herë të parë po raportohet për të gjitha aspektet e biznesit, qeverisjes dhe performancës së qëndrueshmërisë në një raport të vetëm, duke çmuar marrëdhëniet dhe partneritetet që janë çelësi i suksesit të tij.

Dimitris Lois, Drejtori Ekzekutiv, tha: \"Ne e dimë se suksesi ynë është i lidhur ngushtë me gjallërinë dhe mirëqenien e konsumatorëve tanë dhe komuniteteve të cilave u shërbejmë. Për më shumë se dhjetë vite me radhë, ne kemi përditësuar vazhdimisht qasjen tonë për të menaxhuar biznesin tonë në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, duke siguruar besimin e konsumatorëve përmes krijimit të vlerave për të gjithë akterët tanë.\"

\"Kjo vlerë është formuar gjithnjë e më shumë nga faktorë përtej performancës financiare, siç janë përgjegjësia mjedisore dhe sociale, reputacioni që kemi në komunitetet të cilave u shërbejmë, angazhimi akterëve dhe investimet në zhvillimin e popullit tonë - të gjitha të cilat kontribuojnë në fleksibilitetin e biznesit tonë.”

Përpjekjet e Coca-Cola HBC për të ofruar vlera përmes rezultateve të arritura me nivelin më të lartë të cilësisë, efikasitetit dhe kujdesit. Në 2014, këto përfshinin:

·         2 miliard njësi të pijeve të shitura

·         589 milion konsumatorë të shërbyer

·         2.1 milion konsumatorë në 28 shtete

·         36.362 të punësuar direkt, mbi 600,000 njerëz të punësuar në të gjithë zinxhirin e vlerës

·         8.7 million €  të investuara në programet e komunitetit

·         31.296 orë vullnetare të investuara për të ndihmuar iniciativat sociale dhe mjedisore

·         Përdorimi i ujit reduktohet në 18.4 miliard litra

·         Karboni reduktohet në 718.766 ton

·         Rikthimi i paketimeve deri më 73%

·         Riciklimi i mbeturinave nga operacionet deri më 91%

Më 2014, iniciativa e qëndrueshmërisë së Kompanisë është përqendruar në tri fusha kryesore: promovimin e shëndetit dhe mirëqenien, minimizimin e ndikimit mjedisor dhe përfitimin e komuniteteve lokale. Pikat kryesore në këto zona përfshijnë:

Shëndeti dhe mirëqenia

·         1,6 milionë pjesëmarrës aktivë në sporte dhe palestër

·          Pije me më pak apo pa kalori në dispozicion në të gjitha tregjet duke nisur nga  2015

·          Informatat mbi kaloritë në ballinën e paketimit

Minimizimi i ndikimit mjedisor

·         Reduktimi total dhe absolut i emetimit të karbonit për 7,8% në krahasim me vitin 2013

·         Investimi i 5.8 milion € në projekte të kursimit të ujit në më shumë se 20 vende, duke kursyer më shumë se 1.1 milionë metra kub ujë

·         Tetë impiantet e prodhimit u certifikuan me Mbikëqyrjen Evropiane të Ujit të nivelit të Artë

·         4.3 milion € investim në programet e kursimit të energjisë, reduktimin e konsumit të energjisë për 300 milionë mega xhul.

Përfitojnë komunitetet lokale

·         Investimi i 8.7 milion € (2,5% e fitimit para tatimit) në partneritet dhe iniciativë të komunitetit që adresojnë çështjet mjedisore dhe sociale

·         Investimi i 2.4 milion € në mbështetjen e edukimit të të rinjve për të rritur shanset e punësimit, dhe fuqizimin e grave për t\'u bërë sipërmarrëse

·         Mbështetja e komuniteteve në nevojë duke investuar mbi 30,000 orë vullnetare kombinuar me donacione financiare në kohën e fatkeqësive natyrore

Coca-Cola HBC u bë udhëheqës global në industri në mesin e kompanive të pijeve në Indekset e Qëndrueshmërisë të Dow Jones-it dhe Evropës në vitin 2014 dhe është listuar në indeksin FTSE4Good që nga themelimi i indeksit në vitin 2001. Kompania gjithashtu mori vlerësimin \"A\" nga Projekti i Shpalosjes së Pranisë të Karbonit (CDP) dhe nga Indeksi i Performancës së Lidershipit për Klimën Globale. 

\"Është e mirë t\'a ndash me të tjerët - Krijimi i besimit, përhapja e lumturisë ndjek kornizën e  Këshillit të Raportimit Ndërkombëtar të Integruar (IIRC) dhe është në përputhje me Iniciativën e Raportimit Global GRI 3.1. Ajo përmbush zotimin e Coca-Cola HBC-së për të komunikuar progresin sipas 10 parimeve të Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara (UNGC), Mandatit të MP së OKB-së për Ujin dhe Kujdesit të OKB-së për Forumin e Klimës Biznesore.

Shpalosjet sociale dhe mjedisore në Raport verifikohen në mënyrë të pavarur nga Denkstatt GmbH, duke përfshirë edhe përmbajtjen që mbulon kërkesat e GRI-së dhe komunikimet e UNGC-së mbi progresin. Të dhënat e investimeve ne komunitet verifikohen nga Grupi i Standardizimit të Londrës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)