Coca-Cola Kosova mbështet organizatën Pema në Ferizaj
Prishtinë, 1 nëntor - Korporata Coca-Cola HBC Kosova ka dhuruar një donacion financiar për organizatën Pema, i cili do ti ndihmojë ata për ta zgjeruar dhe përmirësuar hapësirën e tyre në Ferizaj.
Specialistët dhe fëmijët e qendrës së kujdesit ditor Pema së bashku me prindërit e tyre, patën mundësinë ta kalojnë ditën e tyre duke u argëtuar me aktivitete të ndryshe zbavitëse si vizatime dhe përformanca muzikore me vullnetarët e Coca-Cola HBC Kosova.
\"Ne besojmë se një institucion si ky është një shembull shumë i mirë i kujdesit të duhur për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për këtë arsye, përveç ndihmës financiare ne vendosëm të organizojmë këtë ngjarje gjithë ditore përplot me aktivitete argëtuese dhe socializuese të cilat fëmijët do ti kujtojnë, u shpreh menaxherja per komunikim Albena Pllana.
Misioni i organizatës PEMA është të sigurojë që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të tjera të veçanta në Kosovë të kenë qasje në shërbimet që u mundësojnë atyre një jetë sa më të përmbushur.
Ky kontribut nga Coca-Cola HBC Kosova ka ardhur në kohën e duhur për ne pasi që ne tani mund ta zgjerojmë hapësirën tonë po ashtu edhe të ofrojmë ndihmë edhe për më shumë fëmijë në qytetin tonë të Ferizajt. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Coca-Cola HBC Kosova për mbështetjen e qendrës sonë, tha drejtoresha e organizatës PEMA, Liridona Zogaj.