Coca-Cola Hellenic organizoi festë për Shtëpinë e Pleqve
Prishtinë 29 dhjetor - Përfaqësues nga Kompania Coca-Cola Hellenic në prag të vitit të ri sot organizuan një festë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Qëllimi i organizimit të kësaj feste ishte solidarizimi me të moshuarit në këtë shtëpi dhe ofrimi i ngrohtësisë familjare gjë e cila ju mungon sidomos për festa.
Tryezë me ushqime të begatshme, atmosferë festive me muzike dhe vallëzim e karakterizuan këtë aktivitet i cili u vlerësua shumë nga pleqtë që jetojnë ne ketë qendër përkujdesi.
Raze Aliqkaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Pleqve falënderoi Kompaninë Coca-Cola që është përkujdesur dhe ka ofruar një ambient kaq të ngrohtë për këtë qendër në prag të festave të fundvitit.
Mjetet për organizimin e kësaj feste Kompania Coca-Cola Hellenic i grumbulloi përmes shitjes së ushqimeve shtëpiake që u bënë në kuadër të një aktiviteti humanitar të organizuar në Albi Mall ditë më parë.
Ushqimet që janë shitur në këtë aktivitet u përgatitën nga personalitete të shquara shqiptare të udhëhequra nga kuzhinierja e mirënjohur Linda e cila po ashtu ka edhe një emision të saj edukativ për kuzhinë në KTV i quajtur Te Linda.
Ndër tjerësh pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe aktorja e mirënjohur shqiptare Lyra Gjoci dhe regjisori Ujkan Hysaj të cilët u shprehen se ishte një nderë prania e tyre për të ndihmuar në grumbullimin e këtij fondi humanitar.
Edhe qytetarët pjesëmarrës në këtë aktivitet e vlersuan lartë idenë për ta ndihmuar Shtëpinë e Pleqve pasiqë siç shpreheshin ata edhe kjo kategori ka nevojë për përkujdesje dhe ngrohtësi në prag të festave të fundvitit.
Kompania Coca-Cola Hellenic falënderon të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan krijimin e këtij fondi. Këtë aktivitet e ndihmuan qendra Albi Mall dhe Televizioni Kohavizioni dhe një grup studentësh nga Universiteti Amerikan ne Kosovë.