20 Nëntor 2024

Coca Cola fton studentët e Kosovës në Coke Summership

Prishtinë, 21 gusht - Studentët kosovar të talentuar në biznes dhe ekonomi, do të kenë mundësi që përmes “Programit Coke Summership,” të iniciuar për herë të dytë nga Coca-Cola Hellenic dhe mbështetur nga Universiteti Amerikan në Kosovë, të fitojnë, përmirësojnë, dhe zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë praktike të cilat mund t’i aplikojnë në zhvillimin e ardhshëm të tyre profesional.

Ky program i rëndësishëm për studentët kosovar, do të ofrohet për të gjithë studentët të cilët janë në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në 2 vitet e fundit.

Programi do të fillojë më 13 shtator në Prishtinë dhe do të zgjasë për 4 javë, ku 4 ditë në javë do të shpenzohen në terren, dhe një ditë çdo javë në trajnimie në Prishtinë. Të gjithë studentët e interesuar ftohen të vizitojnë dhe regjistrohen webfaqen www.cch-kosovocareers.com deri më 28 Gusht, për të marrë më shumë informata dhe të aplikojnë në “Programin Coke Summership.”

“Është një kënaqësi e madhe të iniciosh për herë të dytë një projekt të tillë, kështu duke pasur përsëri mundësinë të mbështesim dhe investojmë në zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë. Duke marrë parasysh suksesin e kësaj shkolle vitin e kaluar, ku gjenerata e parë kanë pranuar certifikata për përfundim të suksesshëm të Shkollës, ne dhe këtë vit përmes “Programit Coke Summership,” do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin lokal, gjegjësisht studentët e Kosovës”, theksoi Kreshnik Sinani, Menaxher i Shitjes i Coca-Cola Hellenic në Kosovë.

Ajet Kameri, një nga studentët i cili morri pjesë dhe u certifikua nga Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic vitin e kaluar, theksoi përvojën e madhe dhe të rëndësishme të fituar përmes aktiviteteve dhe trajnimeve të vijuara, dhe u bëri thirrje të gjithë studentëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga Coca Cola Hellenic, duke aplikuar në Programin Coke Summership.

Ky programi i iniciuar nga Coca-Cola Hellenic, ashtu si vitin e kaluar, do të ofrojë për studentët shumë aktivitete intensive, trajnime praktike, trajnime të menaxhimit dhe punës ekipore në projekte, kështu duke përcjellë njohuri për mjedisin e biznesit, njohuri praktike rreth shitjes dhe menaxhimit, si dhe mundësi për tu njohur me praktikat e biznesit të një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe në mbarë botën.

Coca-Cola Hellenic në Kosovë është një kompani me angazhim tradicional e cila është e përkushtuar për të ndihmuar në përmirësimin e shoqërisë kosovare. Coca Cola Hellenic vazhdimisht mbështetë të rinjtë në Kosovë përmes angazhimit në partneritete dhe aktivitet të përbashkëta me qëllim të kontribuimit në edukimin dhe zhvillimin e nxënësve të Kosovës. Përmes aktiviteteve të iniciuara, Coca-Cola Hellenic Kosovë synon të përmirësoj dhe mundësoj zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)