Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin dy amerikanë
Stokholm, 16 tetor - Dy ekonomistë amerikanë janë fituesit e Çmimit Nobel të Ekonomisë, për punën e tyre në konceptimin e institucioneve të tregut që ti përshtaten sa më mirë tregjeve të ndryshme.
Akademia Mbretërore e Shkencave e Stokholmit tha se fituesit e çmimit janë Alvin Roth, profesor i ekonomisë në Universitetin Harward dhe Lloyd Shapley, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.
Akademia vlerësoi 89-vjeçarin Shapley për zhvillimin e një procesi që i përshtat njerëzit, apo organizatat brenda një tregu, në mënyrë të qëndrueshme dhe që kufizon prirjen e tyre për manipulimin e njëri tjetrit.
Çmimi është një vlerësim për 60-vjeçarin Roth për kryerjen e eksperimenteve që tregojnë se si teoria e Lloyd Shapley-t mund të përmirësojë funksionimin e tregjeve të rëndësishme në praktikë. Akademia tha se Roth po ashtu shfrytëzimin studimin e Shapley-t për ripërcaktimin e udhëzuesve ekzistues në përshtatjen e mjekëve të rinj me spitalet, studentëve me shkollat dhe dhuruesve të organeve me pacientët.
Të dy amerikanët, të cilët punuan pavarësisht nga njeri-tjetri, do të ndajnë së bashku çmimin me vlerën e 1,2 milionë dollarëve me motivacionin Për punë të shquar në fushën e shkencës ekonomike.