18 Nëntor 2024

Çmimi i ujit s’do të ketë rritje

Albulena S. MAVRAJ

Prishtinë, 18 mars - Drejtori i Ujësjellësit Regjional “Prishtina”, Gjelosh Vataj, ka deklaruar se Lagjet Bregu i Diellit, pjesa kah parku, Sofalia, Rruga e Bledit e deri te komuna do të furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit. Sipas Vatajt, gjendja e furnizimit me ujë nuk do të përkeqësohet dhe nuk do të ketë shtim të reduktimeve të ujit.

“Ne e kemi një plan të furnizimit me ujë. Këtë plan e kemi dorëzuar dhe kemi thënë që për çdo dy javë do të rishikohet orari i reduktimeve nëse ka vend për rimobilizim. Nëse kemi mundësi ne do t’i rrisim kapacitetit tona, por reduktime shtesë nuk do të ketë”, ka thënë Vataj.

Në një bisedë për “Epokën e re”, ai ka thënë se pos që nuk do të ketë reduktime shtesë, mbushja do të jetë e pandërprerë nga Liqeni i Ujëmanit. “Reduktimet shtesë mund të ndodhin, por shpresoj se do të zvogëlohen. Reduktimet mund të ndodhin vetëm nëse kemi probleme të natyrës teknike apo prishje të ndonjë gypi”, është shprehur Vataj.

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit për furnizim me ujë pasi, sipas tij, është Qeveria ajo e cila garanton për këtë.

“Këtë vit nuk do të ketë rritje të çmimeve për furnizimet me ujë. Këtë e garanton Qeveria”, ka potencuar ai. Megjithatë, në rast të gjendjeve emergjente dhe thatësisë së lartë, Vataj ka deklaruar se qytetarët nuk do të rrezikohen të mbesin pa ujë pasi, sipas tij, janë subvencionet nga Qeveria me anë të të cilave do të përballohen rastet emergjente nëse mund të ketë.

“Ne e kemi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj edhe në rastet emergjente do të mund ta përballojmë, pasi e kemi Qeverinë e cila do të na mbështesë”, ka shtuar Vataj.

Drejtori i Ujësjellësit Regjional “Prishtina”, Gjelosh Vataj, ka apeluar te qytetarët të jenë të kujdesshëm për kursimin e ujit. “I lusim qytetarët mos ta keqpërdorin ujin dhe ta paguajnë me rregull. Uji të shfrytëzohet vetëm për pije dhe higjienë”, ka deklaruar Vataj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)