19 Nëntor 2024

Çmimet për muajin dhjetor më të larta për 0,3%,

Prishtinë, 14 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“  (IÇK) për muajin dhjetor 2013.

 
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin dhjetor 2013 është më i lartë për 0,3%, krahasuar me muajin nëntor 2013. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012 ishte 0,5%.
 

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime (6,2%), bukë dhe drithëra (1,3%), qumësht, djathë dhe vezë (1,0%) me një ndikim të përbashkët prej 0,4 % në IÇK-it.

 

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi: pemë (-3,7%) me një ndikim prej -0,1 % në IÇK-it.

 
Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,5% në muajin dhjetor 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (4,3%), pemë (6,1%), veshje (3,2%), duhan (3,5%), këpucë (4,9%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (3,3%), shërbime hoteliere (3,3%), shërbime bankare (35,5%) me një ndikim të përbashkët prej 1,5 % në IÇK-it.

 
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-8,1%), vajra dhe yndyra (-11,6%), sheqer dhe ëmbëlsira (-5,1%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(naftë dhe benzinë) për (-2,1%), me një ndikim të përbashkët prej -1,0 % në IÇK-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)