Çmimet e pronave të patundshme në Serbi u ulën me rreth 40 për qind
Beograd, 10 qershor - Çmimet e pasurisë së patundshme në Serbi janë ulur me rreth 40 për qind në krahasim me vitin 2009, por megjithatë blerësit janë gjithnjë e më pak.
Ofrimi i apartamenteve të vjetra në Beograd është gjithnjë e më i madh dhe pronarët janë detyruar ti shesin nën çmimin e tyre të tregut. Agjencitë për pasuri të patundshme tregojnë se momenti i tanishëm është shumë i mirë për blerje, sepse ka apartamente më të ndryshme me çmime të leverdishme.
Mirëpo sipas të dhënave të tyre shitja e pronësisë së patundshme që nga fillimi i vitit është ulur deri më 30 për qind.