17 Nëntor 2024

Çmimet e prodhimit në Kosovë ngriten për 2.4 për qind

Prishtinë, 18 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit“  (IÇP) për tremujorin e katërt 2014.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është ngritur për 2.4% ndërmjet TM3 2014 dhe TM4 2014. 

Ngritja më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (14.1%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (5.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) me (1.2%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (0.8%) dhe  prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-6.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-3.4%); prodhimi i mobilieve (-2.3%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.9%); përpunimi i produkteve ushqimore (-1.1%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-1.0%); prodhimi i metaleve (-0.5%); prodhimi i pijeve (-0.3%); dhe prodhimi i produkteve kimike (-0.1%).

Krahasuar TM4 2014 me TM4 2013 çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4.1%.

Ngritja më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (11.9%); nxjerrja e xehes së metalit  (9.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) (1.1%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); dhe prodhimi i pijeve (0.4%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-13.0%); prodhimi i letrës dhe produkteve të saj (-12.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-8.3%); prodhimi i mobilieve (-1.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës

(-0.9%); prodhimi i metaleve (-0.8%); prodhimi i produkteve kimike (-0.4%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.3%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)