18 Nëntor 2024

Çmimet e prodhimit në Kosovë ngriten për 2 për qind

Prishtinë, 24 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” TM4-2013.  Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën për 2.0% ndërmjet TM3 2013 dhe TM4 2013. Kurse, krahasuar me TM4 2012 Çmimet e Prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%.
 
“Ngritja më e madhe sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (8.7%), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (4.6%), industria e tekstilit (1.8%), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (0.8%), industri të tjera nxjerrëse (0.6 %), mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.6%), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (0.2%) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1%)”, ka njoftuar ASK-ja, nëpërmjet një komunikate për media.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-11.8%), nxjerrja e mineraleve metalike (-4.5%), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-1.2%), punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-0.5%), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-0.5%) dhe prodhimi i metaleve (-0.4%).

Krahasuar me TM4 2012 dhe TM4 2013 ,Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.2%. “Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: nxjerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfra të mineralit (37.5%), industri të tjera nxjerrëse (22.0%), furnizimi me energji elektrike, me gaz,avull dhe ujë të ngrohtë (11.5%), industria e tekstilit (9.7%), punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (1.1%), mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (1.1%) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.8%)”, ka njoftuar ASK-ja.

Ngritja u neutralizua nga rënia e Çmimeve të Prodhimit te: nxjerrja e mineraleve metalike (-15.5%), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-12.1%), prodhimi i metaleve (-11.5%), industria e veshjeve dhe gëzofëve (-6.9%), prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-6.5%), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-3.7%), botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatikë (-3.2%), prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (-2.9%), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-2.6%), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (-2.3%), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-2.1%), prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-0.7%) dhe prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (-0.2%).

“Ndërsa, Çmimet e Prodhimit në Kosovë në vitin 2013, krahasuar me vitin 2012, në mesatare vjetore janë ngritur për (2.5%)”, është thënë në komunikatën e ASK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)