18 Nëntor 2024

Çmimet e Konsumit rriten për 0,1%

Prishtinë, 11 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin gusht 2014.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,1% në muajin gusht 2014, krahasuar me muajin korrik 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin gusht 2014 me muajin gusht 2013 ishte 0,9%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për gusht 2014 krahasuar me muajin korrik 2014 është më i lartë për 0,1%. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupi i pemëve (2,7%), si dhe te disa nëngrupe të konsumit me një përqindje të përbashkët prej (1,5%) dhe me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi i perimeve për (-2,2%) me një ndikim prej -0,1% në IÇK.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0,9% në muajin gusht 2014 krahasuar me muajin gusht 2013. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mishi (2,2%), perimet (3,0%), duhani (7,3%), veshja (3,0%), këpucët (3,7%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (6,6%). Brenda këtij nëngrupi çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 4,57% gjegjësisht 5,3% me TVSH. Shërbimet hoteliere (3,2%) me një ndikim të përbashkët prej 1,2% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: vajrat dhe yndyrat (-9,3%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (-4,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal(nafta dhe benzina) për (-1,7%) me një ndikim të përbashkët prej -0,3% në IÇK-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)