15 Nëntor 2024

Çmimet e konsumit në vend u ngrit për 0.5%

Prishtinë, 15 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar 2016.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin janar është publikuar me vitin bazë 2015=100.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2016, me muajin janar 2015 ishte 0.3%. 

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend u ngrit për 0.5% në muajin janar 2016, krahasuar me muajin dhjetor 2015. Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (7.2%); perime (6.5%); dhe duhan (4.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend u ngrit për 0.3% në muajin janar 2016, krahasuar me muajin janar 2015. Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (3.7%) dhe te përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)