15 Nëntor 2024

Çmimet e konsumit në vend pësuan rënie prej -1.0%

Prishtinë, 12 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2016.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej (-1.0%) në muajin prill 2016 krahasuar me muajin shkurt 2016. Kjo, kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet: perime (-3.0%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-16.7%)-(Aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike nga 1 prill - 30 shtator 2016) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1%) në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i përdorimit të pajisjeve për transportin personal (1.1%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim prej 0.1% në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2016 me muajin prill 2015 ishte (-0.1%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej

(-0.1%) për qind në muajin prill 2016 krahasuar me muajin prill 2015. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-2.0%); qumësht, djath dhe vezë (-1.1%); perime (-11.8%); furnizimi me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera

(-5.2%)-(përshkallëzimi  i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat,  qumështi, djathi dhe vezët, ujë dhe rryma ka ndikuar në rënie të IHÇK-it në një masë prej 0.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-8.8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.8%) në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish (1.8%); vajëra dhe yndyra (6.7%); sheqer dhe ëmbëlsira (9.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); pije alkoolike (14.6%); duhan (10.8%); veshje (2.9%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.4%); blerje e automjeteve (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7% në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)