15 Nëntor 2024

Çmimet e Konsumit në vend pësuan rënie

Prishtinë, 12 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor 2015.

Në vitin 2015 kishte deflacion. Shkalla mesatare vjetore e çmimeve të konsumit në vend në vitin 2015 ishte -0.5%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014 pësoi rënie në një mesatare prej -0.5%. Rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-2.9%), me një ndikim në IHÇK prej -0.3%; përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-11.9%)-(rënie e çmimit të karburanteve), me një ndikim në IHÇK prej -1.0%; arsimi i lartë (-22.6%), me një ndikim në IHÇK prej -0.3%; shërbimet dhe strehimi i studentëve (-12.0%), me një ndikim në IHÇK prej -0.1% në IHÇK.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit kishte rritje në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.6%), mish (1.5%), pemë (6.0%), perime (3.4%), pijet alkoolike (7.3%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.1% në IHÇK; duhan (6.2%), rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (3.0%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.2% në IHÇK; si dhe disa nëngrupe të konsumit me një ndikim të përbashkët prej 0.3% në IHÇK.

Ndërkaq, krahasuar me muajin nëntor 2015, Indeksi i Harmonizuar i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në vend pësoi rënie për -0.1% në muajin dhjetor 2015.

Shkalla e inflacionit (deflacionit) e matur në muajin dhjetor 2015, me muajin dhjetor 2014, ishte -0.1%.

Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (-4.5%), përdorim i pajisjeve për transportin personal (-3.0%)-(rënie e çmimit të benzinës dhe naftës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3% në IHÇK.

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi i perimeve (5.1%) me një ndikim prej 0.2% në IHÇK.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie për -0.1% në muajin dhjetor 2015, krahasuar me muajin dhjetor 2014. Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.6%);  qumësht, djath dhe vezë (-4.6%); perime (-1.5%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-5.3%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera  (-4.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-8.3%)-(rënie e çmimit të benzinës dhe naftës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.7% në IHÇK.

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: mish (1.8%); vajëra dhe yndyrëra (6.9%); sheqer dhe ëmbëlsira (6.7%); pije alkoolike (12.8%); duhan (10.0%); këpucë (4.0%); prodhime dhe pajisje mjekësore (4.0%); shërbime hoteliere (2.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.6% në IHÇK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)