Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1 për qind

Në këtë publikim janë parqitur të dhënat e Indeksit të tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë i cili është më i lartë për 0,1 për qind në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012.
Marsi i vitit 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011 ishte me çmime më të larta për 1,1 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2012 me muajin mars 2011 ishte 0,6 për qind.
Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1 për qind në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Qumështi, djathi dhe vezët për (2,7 për qind) me një ndikim prej 0,2 për qind në IÇK-it. Buka dhe drithërat (0,8 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (1,5 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.
Ndërsa rënie të çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (-4,5 për qind)-[(rënie e çmimit të drurit për ngrohje për (-17,3 për qind)] me një ndikim prej -0,2 për qind në IÇK-it. Si dhe te disa nëngrupe të konsumit me një ndikim te përbashkët prej -0,1 për qind në IÇK-it.
Ndërkaq krahasimet për muajin Mars të vitit 2012 dhe Mars 2011 0,6 për qind për Indeksin e Çmimeve të konsumit në Kosovë u ngritën për 0.6 për qind në muajin mars 2012 krahasuar me muajin mars 2011. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (7,0 për qind) me një ndikim prej 0,5 për qind në IÇK-it.
Nëngrupi: Qumështi, djathi dhe vezët (6,9 për qind) me një ndikim prej 0,4 për qind në IÇK-it. Duhani (9,0 për qind), mishi (4,0 për qind), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,3 për qind)-[(ngritje e çmimit të drurit për ngrohje (21.2 për qind) dhe gazit (10,3 për qind)] që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind në IÇK-it. Kafja, çaji dhe kakao (6,9 për qind), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,5 për qind).
Veshja (1,5 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (12,6 për qind), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3 për qind), shërbimet hoteliere (1,8 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.
Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Buka dhe drithërat për (-10,9 për qind) me një ndikim prej -0,9 për qind në IÇK-it. Nëngrupi i perimeve (-10,7 për qind) me një ndikim prej -0,5 për qind në IÇK-it.
Vajrat dhe yndyrat (-6,6 për qind), sheqeri dhe ëmbëlsirat (-4,1 për qind), pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,2 për qind) që secila nëngrup ndikoj me -0,1 për qind në IÇK-it.