18 Nëntor 2024

Çmimet e Konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1%

Prishtinë, 14 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“  (IÇK) për muajin shkurt 2014 .


Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin shkurt 2014, është i pa ndryshuar 0,0 %, krahasuar me muajin janar 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2014 me muajin shkurt 2013 ishte 0,1%.


Përkundër mos ndryshimit në muajin shkurt 2014 të Indeksit të tërësishëm të Çmimeve të Konsumit, krahasuar me muajin janar 2014, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve të grupet dhe nëngrupet e Indeksit të Çmimeve të Konsumit me një ngritje prej 3,0 %.


Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të disa grupe dhe nëngrupe të Indeksit të Çmimeve të Konsumit me një rënie prej 3,5 %.

Çmimet e Konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1% në muajin shkurt 2014 krahasuar me muajin shkurt 2013. Ngritje e çmimeve vërehet të nëngrupet: Mish (3,8%), pemë (4,3%), duhan (6,2%), veshje (3,3%), këpucë (3,8%), orendi dhe aparatura, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (2,4%), shërbimet hoteliere (2,8%), shërbime bankare (35,5%) me një ndikim të përbashkët prej 1,3 % në IÇK-it.


Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-6,6%), vajra dhe yndyra (-10,9%), perime (-4,9%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,9%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- nafta dhe benzina për (-4,3%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2 % në IÇK-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)