Çmimet e konsumit në Kosovë ngriten për 0.6%
Prishtinë, 13 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2015.
Indeksi i harmonizuar, i tërësishëm, i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.6% në muajin tetor 2015, krahasuar me muajin shtator 2015.
Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 18.8% (Ngritje e çmimit të rrymës elektrike për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2015 - 31 mars 2016) me një ndikim prej 1.2 % në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.6%); pemë (-9.8%); përdorim të pajisjeve për transportin personal -1.1% (Rënie e çmimit të benzinës dhe naftës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.6% në IHÇK.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie (-0.8%) në muajin tetor 2015, krahasuar me muajin tetor 2014. Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.5%); qumësht, djath dhe vezë (-2.0%); perime (-5.4%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-5.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal -13.3% (Rënie e çmimit të benzinës dhe naftës); shërbimet për transport
-4.4% (Rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-2.0%) në IHÇK.
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish (1.9%); vajëra dhe yndyra (5.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (2.9%); pije alkoolike (12.6%); duhan (9.7%); veshje (1.8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.7%); prodhime dhe pajisje mjjekësore (3.2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK.