Çmimet e Konsumit në Kosovë në janar, më të larta për 0.2%
Prishtinë, 13 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2015.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.2% në muajin janar 2015 krahasuar me muajin dhjetor 2014.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2015 me muajin dhjetor 2014 ishte (- 0.6%), ndërsa shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2014 ishte 0.4%.
Ngritje e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime për 12.5% dhe duhan 3.2%. Këto dy grupe ndikuan në ngritjen e indeksit total për 0.7%.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) për (-0.7%) me një ndikim prej (-0.5 %).
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Kosovë pësoi rënie për (-0.6%) në muajin janar 2015 krahasuar muajin janar 2014. Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: vajëra dhe yndyrat(-4.6%), sheqer dhe ëmbëlsira (-2.8%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) për (-16.1%), arsimi i lartë për (-28.1%), shërbimet dhe strehimi i studentëve (-15.8%) me një ndikim të përbashkët të nëngrupeve prej (-2.0%) në IHÇK.
Rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.0%), mish (0.7%), qumësht, djath dhe vezë (2.1%), pemë (4.5%), perime (6.4%), duhan (3.3%), veshje (1.6%), rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (7.8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.