16 Nëntor 2024

Çmimet e importit në Kosovë u rritën për 0.3 %

Prishtinë, 16 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë të vitit 2015. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë është më i lartë për 0.3 % në TM2 2015 krahasuar me TM1 2015.

Kurse, krahasuar me TM2 2014 çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -0.1%.

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.3% në TM2 2015 krahasuar me TM1 2015. Ngritja më e madhe e çmimeve ishte sipas sektorëve te: produktet minerale  (4.1 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.4 %); vajrat ushqyese (2.2 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.0 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9%) dhe produktet e industrive kimike (0.2%).

Ngritia u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore

(-10.5 %); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (-1.4 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.2 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-1.2 %); letrat dhe artikujt e saj (1.2%); këpucët

(-1.2%); druri dhe artikujt e drurit (-0.4 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.2 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.1%); dhe mjetet e transportit (-0.1 %).

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.1 % ndërmjet TM2  2014 dhe TM2 2015. Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale

(-11.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-4.8%); mjetet e transportit (-4.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.2%); këpucët (-1.2%); dhe tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.6 %).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritia e çmimeve sipas sektoreve te: produktet bimore (12.6 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (10.4 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (10.1 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (8.1%); vajrat ushqyese (7.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (4.9%);  letra dhe artikujt prej saj (2.6 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.2 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.8 %); dhe produktet e industrive kimike (0.4 %).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)