Cliff: Paraja publike po keqpërdoret
Ai ka thënë se përveç përkrahjes që mund ti japin shoqërisë civile dhe puna që bënë EULEX-i, nuk mund të bëjnë më tepër.
Ambasadori Cliff ka thënë se kanë për qëllim të ndikojnë në zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme publike.
Cliff ka pohuar se Kosova ka një rrugë të gjatë për të ecur, por ka këshilluar që shoqëria civile dhe mediat si dhe deputete e Kuvendit që duhet detyrojnë Qeverinë të jap llogari për shpenzimet që bënë.
Qeveria e Kosovës e di që ne e dimë se ekzistojnë skandale në faza të ndryshme, sigurisht që ka shumë gjëra që janë në hetime dhe nga EULEX-i por proceset nuk janë përfunduar dhe kjo gjë e bënë pak më të vështirë që të komentojmë", ka theksuar Cliff
Ai ka theksuar se ka brenga sa i përket shpenzimit të parasë publike në Kosovë dhe ka shumë brenga për korrupsionin, dhe për këtë e kemi edhe vet EULEX-in me këtë qëllim.
"Është arsyeja sepse një prej mekanizmave të BE-së është instituuar këtu para marrëveshjes për stabilizim - asocim, pra ka të bëjë me sundimin e ligjit. Përfundimisht, ne kaq mund të bëjmë nga jashtë, por ka rëndësi që të kemi iniciativa të brendshme ngase këto janë paratë e juaja, jo tonat, dhe është interesi juaj që të siguroheni që këto të shpenzohen në mënyrë të rregullt, ka thënë ai.
Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë prezantimit të analizës së bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP Buxheti i Kosovës transparenca dhe format e raportimit buxhetor, për të cilën kjo ambasadë ka thënë rreth 30 mijë euro.
Në këtë analizë thuhet se nga rreth 1.6 miliardë euro sa ka arritur buxheti i Kosovës, pak dihet se si shpenzohen këto mjete.
GAP konstaton se nga 19 ministri vetëm ajo e Drejtësisë publikon raportet e rregullta periodike buxhetore, ndërsa të tjerat jo. Sa i përket komunave, që janë 37 gjithsej, vetëm ajo e Malishevës sipas GAP, ka qenë më e rregullta në raportet periodike të shpenzimeve buxhetore.
Drejtori i GAP, Agron Demi ka thënë se në të dhënat e detajuara për shpenzimet e drekave zyrtare, janë vërejtur keqpërdorime të mëdha, ngase ka shifra që ministrat shpenzojnë për 4 muaj me radhë nga 499 euro nga 500 sa i lejohen.
Nëse donë emra sot e të cilët do ti publikojmë të gjithë, është Nenad Rashiq, ministri i cili kurdis faturën për disa muaj rend, nuk është vetëm tek ministrat por edhe zëvendësministrat ku ne nuk i dimë me emra cilët janë e bëjnë shpenzime enorme për dreka zyrtare, janë këshilltarët politikë që e kanë të lejuar një kategori për dreka zyrtare deri në 100 euro e ata i shpenzojmë 99 nga ato 100."
"Më së largu në dy javët në vazhdim do ti publikojmë me emër, muajin dhe sa janë shpenzuar pa ndonjë analizë, për të parë realisht se si institucionet, apo si zyrtarët që kemi konsideratë për ta, arrijnë mi kurdis faturat edhe për drekat zyrtare, ka thënë ai.