18 Nëntor 2024

Cliff ofron mbështetje në inkurajimin e investimeve të jashtme

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Financave Besim Beqaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff, dhe kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Beqaj iu falënderua Ambasadorit Cliff për mbështetjen e përhershme dhe të pa kursyer të vendit të tij dhënë Kosovës dhe Ministrisë së Financave.

Me këtë rast ata biseduan edhe për pjesëmarrjen e Ministrit Beqaj në konferencën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Investimet në Ballkanin Perëndimor”. Me këtë rast Ministri Beqaj theksoj rëndësinë e qasjes së sektorit privat kosovar në institucionet financiare ndërkombëtare.

Duke theksuar kontributin e Britanisë së Madhe, Ministri Beqaj kërkoj që të vazhdojë përkrahja e tyre për Doganën si dhe të shqyrtohet mundësia e trajtimit efikas të lëndëve të bizneseve.

Gjatë vizitës në Londër përveç pjesëmarrjes në konferencën e BERZH-it Ministri Beqaj do të ketë takime edhe me autoritetet doganore dhe të thesarit.

Me këtë rast Ambasadori Cliff shprehi gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë në inkurajimin e investimeve të jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)