Cisko planifikon të shkurtojë 550 vende pune
Romë, 17 prill - Kriza që shpërtheu në vitin 2008 dhe që tronditi ekonomitë të botës dhe ndikimet e të cilës vazhdojnë të ndjehen ende ishte një mësim i mirë për vendet e botës.
Vendet e grupit G-20, që kanë 20 ekonomitë më të zhvilluara të botës, mes të cilave bën pjesë edhe Turqia, në mbledhjen e zhvilluar në Uashington hodhën firmën mbi një vendim të rëndësishëm.
Vendet anëtare të Grupit do të monitorohen me qëllim parandalimin e krizave të mundshme në të ardhmen.
Kur çekuilibra të tillë si rritja e deficitit në tregtinë e jashtme dhe e borxheve të qeverive të arrijnë në përmasa të rrezikshme nga vendet do të kërkohet të marrin masat e duhura.
Në takimin në fjalë të kryesuar nga Franca, vendi që mban kryesinë e radhës sivjet, u tha se mbikëqyrja do të nisë me 7 vendet anëtare të grupit G-7 që kanë edhe ekonomitë më të zhvilluara të botës.
Një paqartësi në lidhje me këtë vendim është se do të bëhen apo publike emrat e vendeve, ku çekuilibrat ekonomikë kanë arritur në përmasa të rrezikshme.
Kina kishte përdorur veton më parë kundër bërjes publike të kritikave që kishte marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Një temë tjetër e rëndësishme është mungesa e një mekanizimi investues mes vendeve të grupit G-20.
Por pavarësisht të gjitha këtyre nënvizohet se vendimi për mbikëqyrjen e ekonomive përbën një hap të rëndësishëm.