17 Nëntor 2024

Cipras kundër atyre që nuk kanë paguar detyrimet

Athinë, 22 mars - Kryeministri grek, Aleksis Cipras njoftoi se kërkon kthimin e shpejtë të parave në sajë të një ofensive kundër mashtrimit dhe evazionit fiskal, kërkuar që prej disa vitesh Greqisë nga partnerët evropianë.

“Ne jemi të vendosur për të shkuar deri në ‘përballje’ kundër të gjithë atyre që nuk kanë paguar pjesën e tyre”, theksoi kryeministri në përfundim të një samiti evropian në Bruksel gjatë të cilit ai mori një rikonfirmim të mbështetjes evropiane për Athinën në këmbim të angazhimeve për fillimin e menjëhershëm të reformave.

“Kam kërkuar dje mbështetjen e partnerëve të mi (…) dhe përsa i përket kësaj çështjeje besoj t’i kem bindur”, shtoi ai pas një takimi me presidentin francez, François Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentët e institucioneve evropiane.

“Ajo që i kërkojmë Greqisë, është që ajo t’u kërkojë më të pasurve të paguajnë taksat”, nënvizoi François Hollande para këtij takimi.

Duke përmendur një sërë veprimesh të ndërmarra nga ministri i luftës kundër korrupsionit, Panagiotis Nikoloudis, Tsipras përmendi shifrën prej të paktën 800 milionë euro që mund të mblidhnin këtë vit bankat greke nga hetimet e ndërmarra.

Drejtuesi grek i të majtës radikale njoftoi gjithashtu fillimin e negocitave me qeverinë zvicerane në kuadër të një marrëveshjeje mbi depozitat greke në Zvicër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)