Çifti Obama kishte 608 mijë e 611 dollarë të ardhura në vitin 2012

Washington, 16 prill -Dje ishte afati i fundit që amerikanët duhet të paguajnë taksat federale mbi të ardhurat e vitit 2012. Miliona taksapagues presin deri në minutën e fundit për të dorëzuar formularët e taksave.
Miliona të tjerë i kanë dorëzuar tashmë formularët dhe sipas të dhënave të deritanishme atyre u janë kthyer mesatarisht 2 mijë e 800 dollarë, pasi taksat që kanë paguar gjatë vitit, kanë qënë më shumë se sa i detyroheshin qeverisë.
Presidenti Barak Obama dha bashkëshortja e tij Michelle, i bënë publike të ardhurat dhe taksat.
Të ardhurat e çiftit Obama ishin 608 mijë e 611 dollarë për vitin 2012 dhe ata paguan 112 mijë e 214 dollarë taksa.
Çifti Obama ka dhuruar 25 për qind të të ardhura për 33 organizata të ndryshme bamirëse, që e ka ulur sasinë e taksave që duhet ti paguajnë qeverisë.
Të ardhurat vjetore të çiftit Obama ishin gati 12 herë më të mëdha se sa të ardhurat mesatare familjare që për vitin e kaluar ishin pak më shumë se 50 mijë dollarë.