04 Nëntor 2024

Çifti nga Zvicra e bën me banesë një familje gjilanase

Gjilan, 9 janar - Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e ka bërë me banesë të re një familje gjilanase, e cila deri tani ka jetuar në kushte të rënda banimi.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka pritur në takim falënderues ata, duke thënë se nuk ka vepër më humane se ta bësh me shtëpi një familje në nevojë.

Kryetari Haziri ka njoftuar se kjo është është familja e 132-të që po bëhet me kulm mbi kokë në Gjilan, pas mbrëmjes së parë humanitare të vitit 2014, duke shtuar se e bën krenar solidariteti i jashtëzakonshëm qytetar me këto familje.

Çifti Esha Ismaili, e cila është gjilanase dhe Samir Kica, i cili është është nga Struga, kanë thënë se ndjehen mirë që kanë arritur ta përmbushin një synim të tyre për ta bërë me kulm mbi kokë një familje.

Ata u zotuan para Hazirit se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë edhe në shkollimin e tre fëmijëve të kësaj familje.

Përndryshe, përpos ndërtimit të shtëpive e blerjes së banesave për familjet me problem të banimit, në Gjilan janë renovuar mbi 50 shtëpi, ndërkaq për 51 familje Komuna po pauan qira mujore, tash e katër vite.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)