15 Maj 2024

CFR: Turqia një fuqi globale në rritje

Washington, 9 maj - Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë (CFR), një institucion studimor i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi raportin mbi marrëdhëniet Turqi-Amerikë.

Në raportin në fjalë për Turqinë bëhet fjalë si një fuqi rajonale dhe globale në ngjitje. “Politikëbërësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë çdo lloj përpjekjeje për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me qëllim realizimin e marrëdhënieve strategjike ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në raport.

Raporti prej 96 faqesh mban titullin “Marrëdhëniet Turqi-SHBA: Partneritet i Ri” dhe është përgatitur nga një Grup Pune që vepron në varësi të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë (CFR).

Hartuesit e raportit janë përpjekur të sigurojnë që Turqia e re të kuptohet e konceptohet më mirë bashkë me anët e saj të fuqishme, të dobëta dhe synimet e saj me qëllim kjo për të bërë rekomandime në drejtim të krijimit të një partneriteti të ri me lidhje më të thella ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raporti bën komentin se Ankaraja dhe Uashingtoni duhet të respektojnë edhe disa kritere, të cilat shkurtimisht renditen si më poshtë:

\'\'Parimi i barazisë dhe i respektimit të interesave të vendeve të treta nga të dyja vendet; parimi i privacisë dhe besimit; zhvillimi i konsultimeve të afërta dhe intensive për përcaktimin e objektivave dhe strategjive të përbashkëta për çështje me rëndësi kritike; distancimi nga surprizat në politikën e jashtme; përkufizimi i divergjencave të pashmangshme ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit dhe menaxhimi i tyre”.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)